Policia e FNSH ‘zbarkojnë’ në Lushnje,arrestohet kryebashkiaku Fatos Tushe

Paraditen e sotme Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka finalizuar  një operacion masiv në Lushnje, teksa në pranga është vënë kryebashkiaku Fatos Tushe.

Blutë kanë arrestuar  gjithashtu dhe 10 persona të tjerë.

Bëhet me dije se në Kadastrën e këtij qyteti dhe në Ndërmarrjen Pasurive Publike kanë zbarkuar forcat e policisë dhe FNSH.

Policia i ka shkuar në zyrë Tushes dhe pas disa kontrolleve në këtë institucion ai është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale ‘korrupsion’. Aksion masiv antikorrupsioni ne Lushnje është duke u zhvilluar me udhër të SPAK.

Kujtojmë se Fatos Tushe drejton këtë bashki prej 3 mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste. Më herët ai bashkë me sekretaren e tij mbetën të plagosur pasi në zyrë iu hodh lëndë plasëse.

Të Fundit