Policia amerikane nis kërkimin për majmunin e zhdukur pas aksidentit në autostradë

Policia në SHBA është në kërkim të një majmuni që u arratis pasi një kamion me 100 prej tyre u përfshi në një aksident. Rimorkio, e cila po transportonte majmunët në një laborator në Florida u përplas me një kamion në një autostradë në Pensilvani. Askush nuk u lëndua, por katër majmunë arritën të shpëtonin.

Tre janë gjetur që atëherë, por një majmun mbeti i pagjetur të shtunën në mëngjes raporton “BBC”. Majmunët janë të kërkuar për kërkime për vaksinat e koronavirusit. Punonjësi i Policisë së Shtetit të Pensilvanisë, Andrea Pelachick konfirmoi gjuetinë për majmunët e arratisur në Montour County.

“Mjeti i përfshirë po transportonte 100 majmunë dhe kur ndodhi përplasja, një grusht majmunësh dolën jashtë”, tha ai për “NBC News”. Policia më vonë konfirmoi se një majmun mbeti i lirë, por u bëri thirrje njerëzve të mos përpiqeshin ta kërkonin ose kapnin kafshën. Publikut i është kërkuar të telefonojë 911 nëse e dallon kafshën.

Të Fundit