Policet e terheqin zvarre dhe e fusin ne burg, e moshuara: “Le te vdes, kam vuajtur…”

Stop ka udhetuar drejt qytetit të Gjirokastrës. Krisanthi Kore 76 vjeç denoncon në Stop,se si është burgosur dhe dërguar në çmendinë nga vajza e saj me ndihmën e policisë,prokurorisë dhe gjykatës Gjirokastër, vetëm për ti marrë pronën të moshuarës. E moshuara tregon problemet nisë në vitin 2007 pasi i ndërroi jetë bashkeshorti, ku bashkë me të kishin një banese 60m2, me vërtetim hipotekor dhe sipas trashëgimisë i kaloi asaj dhe 2 femijëve,djalit dhe vajzes. Ngjitur me shtëpinë e Krisanthit, ndërtohet një objekt tre katësh pa leje dhe e moshuara aplikon në 2014 tek Aluizni për ta hipotekuar këtë objekt në emrin e saj si investim i saj, me kontributet e punës që kishte bërë prej 25 viteve në Greqi, ku ka punuar ne shumicen e rasteve si pastruese nëpër shtëpia. Në 2015 komshinjtë e njoftojnë që vajza i kishte hyrë në shtëpi, për shkak të problemeve ndër vite me vajzën,Krisanthi njoftoi policinë që ta nxirrnin jashtë, por policia e Gjirokastrës i nxjerr një pretekst duke i thëne që kërkesa është e pamundur sepse e moshuara nuk ka hipotekën e shtëpisë dhe është ende në proçes legalizimi.

Shkojmë në Kadastrën Gjirokastër ku takojme drejtuesin Florian Tacin, i cili pasi na tregon problemin e mos hipotekimit në 2017 duke dalë vetë bllof, sepse ligji në Kadaster me numër 2020, i jep të drejtën e hipotekimit deklaruesit të parë kur ka dy ose me shume persona që pretendojnë për një pronë. Në këtë rast duke qënë se e moshuara Krisanthi kishte aplikuar per hipotekim qe ne 2014, prona i takon asaj sipas ligjit. Vajza e saj, Eleni Kore, në bashkëpunim me policinë e Gjirokastrës, me pretendimin shkatërrim prone, burgos dhe çon ne çmendinë nenen e saj, me ndihmen e eksponentëve të veçantë të policisë Gjirokastër, me prokurorin Emëror Kasaj dhe gjyqtaren Blerta Cibuku.Krisanthi na tregon sesi prokurori Emeror Kasaj e ka derguar nga Gjirokastra në Tirane në psikiatri, pa asnjë raport mjekësor.

Të Fundit