Polic Fredi rreh fëmijët e jetimores, reagon Policia!

Në emisionin e djeshëm trajtuam problemet në institucionet e kujdesit të fëmijëve në Sarandë. Një djalë i mitur tregoi, se në këtë institucion, fëmijët i keqtrajtojnë. Ai tha, se shpesh mësueset thërrasin policë, që nuk lejohet të hyjnë brenda, dhe këta të fundit, i ulin në gjunjë dhe i rrahin fëmijët për gabime të zakonshme.Djali tha, se njëherë dy vajza 14 vjecare, i zhveshën e i rrahën. Më pas vajzat u transferuan në Shkodër.Situata të tilla, sipas djaloshit, bëhen në sy të drejtoreshës dhe psikologes. Menjëherë pas transmetimit të kësaj dëshmie, Drejtoria vendore e policisë së Vlorës ka marrë disa masa. Në prani të psikologes së Njësisë për mbrojtjen e fëmijëve, është intervistuar personi i mitur, që bëri dëshminë.Materialet u referuan në prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetaset Stela Dako, 58 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e shtëpisë së fëmijës “Vangjel Pula” dhe Raviola Beqiraj, 29 vjeçe, me detyrë psikologe në këtë institucion, për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”.

Gjithashtu, Drejtori i Policisë Vlorë pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë, Alfred Shumbuli, oficer i Patrullës në Komisariatin e Policisë Delvinë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë.

Të Fundit