Polemika SHBA, Biden emëron një transeksual te ministria e Energjisë

Lumë polemikash kundër administratës së Joe Biden, ku mes emërimeve të reja, Presidenti amerikan ka promovuar një transeksual.

Bëhet fjalë për Sam Brinton, me disa master në teknologji dhe në sektorin nuklear.

34-vjeçari Brinton, e quan veten “nuclearnerd”, dhe në profilet e tij në rrjetet sociale shkruan se është emëruar zëvendës sekretar në departamentin e Energjisë.

Pavarësisht biografisë së Brinton-it, emërimi i tij nuk ka marrë pëlqimin e amerikanëve konservatorë, të cilët kritikuan fotot e shumta me veshje femrash, buzëkuq dhe këpucë me taka të cilat po qarkullojnë në media.

Krahas fushatave për eliminimin korrekt të mbetjeve bërthamore, zëvendëssekretari i ri ka bërë disa mobilizime dhe thirrje, për të drejtat e komunitetit LBGTQIT.

Të Fundit