“Po të na zinte virusi para 7 vitesh do bëhej qameti”, Rama publikon fotot nga spitali: Do pastrojmë bluzat e bardha nga batakçinjtë!

Kryeministri Edi Rama jep një tjetër arsye, që sipas tij, tregon pse i duhet mandati i tretë qeverisë më 25 prill.

Rama publikon në “Facebook” disa foto nga Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan, që sipas tij, tregojnë gjendjen ku spitali ndodhej para 7 vitesh dhe tani.

Ai thekson se “nëse virusi do kishte sulmuar 7 vite më parë, ku spitalet ishin në këtë derexhe, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo”?

Mesazhi i Ramës:

Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?
Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s’ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë s’ka shans ta shohë ndryshimin, por vazhdon avazin se sot është më keq se dje!

Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave!
Prandaj na duhet Mandati i Tretë

Të Fundit