‘Po rrezikoni veten’/ Rama thirrje të rinjve: “Mos dilni nga shtëpia”

Kryeministri Edi Rama e ka vene theksin se fjales se tij sot tek te rinjte dhe u ka bere apel te rinjve e femijeve qe te mos dalin nga shtepite ne oraret e lejuara te luajne ne lagje e te rrezikojne prinderit e gjysherit, pasi ka theksuar se keshtu po vene ne rrezik edhe vete jeten e tyre.

“Shifrat janë pak, shumë pak por mjaft që t’na bëjnë gjëmën e ta bëjnë këtë luftë tragjedi me përmasa të paimagjinueshme”.

Duke iu referuar shifrave te te rinjve te prekur ne SHBA, Rama dha edhe lajmin e mire per te rinjte, per internetin.

“Mbrëmë shifrat në SHBA ishin të frikshme për rininë, 40% e të shtruarve janë nga 20 deri -45 vjec e jo pak prej tyre rëndë, e vërtetë që ky armik merr në botën tjetër ata që janë më të moshuar e të dobët, por është e pavërtetë që të rinjtë janë të paprekshëm madje edhe fëmijët s’janë 100% të paprekshëm,
ndaj ju lutem të rinjve, gjimnazistë studentë që dalin në lagje për ajrosje e luajnë edhe basketboll mes orëve 4 e6 të mos lëvizin nga shpia për asnjë arsye se jo vetëm do transportojnë bombat në shpi e të vrasin prindin apo gjyshen por mund të humbasin edhe jetën e tyre, shumë për tyre janë ankuar për internetin këto ditë e ju premtova dje se do ju jepja një lajm.

Ne ishim përgatitur qysh herët, falë bashkëpunimit të polcisë, ministrisë është siguruar me gjithë vështiresitë kudo ka qenë e mundur dhe në respekt të kufizimeve aksesi në pikat kryesore të shitjes dhe shërbimit ndaj klientëve, 350 teknikë të autorizuar të qarkullojnë në terren gjatë ditës për të mbajtur rrjetin e për të mos lënë për një kohë të gjatë pajtimtarët bazë pa sherbim”.

Të Fundit