“Po përgatiten që të mos njohin zgjedhjet”, Balla bën thirrje: Vota kundër Edi Ramës është kundër Shqipërisë! Ja kemi të gjithë borxh…

Drejtuesi politik i PS në Elbasan dhe kandidati për deputet në këtë qark, Taulant Balla hodhi dyshime se Partia Demokratike po përgatitet që të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Pas takimit me ambasadorin italian, Balla u shpreh se zgjedhjet do të jenë të qeta dhe me standarde.

“PD të heqë dorë nga të shkruarit e raportit për mos njohje të zgjedhjeve. Zgjedhjet do të jenë të lira demokratike. Më shumë sesa rezultati, Shqipërisë i interesin standardi, sepse kjo lidhet me procesin e integrimit. Ne presim që sapo të mbyllim zgjedhjet të njoftohet data për mbajtën e konferencës së parë ndërqeveritare”, tha Balla.

Balla komentoi edhe ftesën që Rama i bëri Bashës për bashkëpunim, por që kishte një kusht. “Pa ujkun dhe pa çakallin”, tha shkurt Balla.

Ndërsa për Bashën u shpreh:  “Për fat të keq nëse nuk heq dorë është kukulla në duart e Metës dhe Saliut që nuk merr vendimet me mendjen e vetë. Dëshira jonë e madhe është të shkëputet nga këta të dy dhe të fitojë lirinë e vet.”

Ndërsa i pyetur nëse PS do të pranojë humbjen, Balla deklaroi se “PS do të fitojë zgjedhjet dhe do të respektojë çdo vullnet të popullit”.

Balla thirrje demokratëve: Vota kundër Edi Ramës është kundër Shqipërisë! Ja kemi të gjithë borxh…

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i ka bërë thirrje sot qytetareve që më 25 prill mos e çojnë votën në drejtimin e gabuar, por të votojnë për interesat e Shqipërisë.

Kreu i grupit parlamentar të PS, iu drejtua edhe demokratëve të zonës, të cilëve u tha se vota kundër Edi Ramës, është sot një votë kundër Shqipërisë.

“Sot PD bashkëdrejtohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Luli është kot. A mund ta imagjinosh sot që vota juaj të shkojë në drejtimin e gabuar? Të jetë një votë kundër Edi Ramës sot, është të jetë një votë kundër interesave të Shqipërisë. Reforma në drejtësi është thelbi i gjithçkaje”, tha Balla.

Më tej Balla theksoi Elbasani ka nevojë që të vijojnë investimet, ndërsa shtoi se: “Edi Ramës ia kemi të gjithë një borxh dhe unë mendoj që nga unë i pari dhe deri tek të gjithë ia kemi detyrimin që kësaj radhe t’ia japim mandatin nga Elbasani”.

Duke e cilësuar plan serioz dhe real atë që ka qeveria për Elbasanin, numri dy i PS theksoi se zgjedhjet e 25 prillit do të përcaktojnë çfarë rrjedhe do të marrë Shqipëria më tej.

“Ndaj njerëzit duhet të kuptojnë se çfarë oferte kemi përpara. Kemi ofertën e Edi Ramës i cili na ka garantuar që po fitojmë betejën me pandeminë, me rindërtimin, për ekonominë. Hapja e plotë që do të bëjmë në fund të majit do të na garantojë një numër të madh turistësh. Këto do të na sjellin më shumë të ardhura dhe të ardhurat do i investojmë në kanalizime, rrugë, ndriçim, në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Të Fundit