“Po humbe zgjedhjet ikën”, Bylykbashi zbardh Statusin e Ri të PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka shpalosur edhe Statusin e Ri të Partisë Demokratike, i cili pritet të miratohet sot nga Kuvendi i PD i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Një nga pikat që parashikohet në këtë Status është e përcaktuar se kryetari i partisë do të largohet nëse humb zgjedhjet pavarësisht arsyes së humbjes.

“Sot propozojmë ndryshime në statut. Sot synojmë të projektojmë një PD. Ndryshime konfirmojnë vlerat mbi të cilat është krijuar partia jonë, që mbron vlerat konservatore. Për këtë arsye kemi shtrirë më tej parimin një anëtar një votë për zgjedhjen edhe të kryetarëve të degëve, votimet primare, referendumi. Vendimet e rëndësishme do të merren nga anëtarësia. Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës garanton me parime, por ne më tej fusim në statut fraksionet dhe duke përjashtuar anëtarët e saj. Të mendosh ndryshe është vlerë dhe nuk mund të jetë kërcënim për kryetarin. Organet kolegjiale të partisë do të forcohen. Kryetari që humbet zgjedhjet pavarësisht arsyes i përfundon mandati menjëherë”-tha ai.

Kujtojmë se ndër të tjera Statusi i Ri parashikonte se:

Mandati i Kryetarit mbaron në mënyrë të parakohshme në rastet kur;

1.Jep dorëheqjen

2.Shkarkohet

3.Vdes ose humbet aftësinë për të vepruar

Ndërsa në nenin 11, në pikën 3 përcaktohet se:

“Referendumi mund të thirret nga Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar, Kryesia e PDSH si dhe të kërkohet nga jo më pak se 7 000 anëtarë të Partisë”.

Ndër të tjera përcaktohet se kryetari zgjidhet sipas parimit “një anëtar një votë”.

Të Fundit