Plas sherri në Devoll, burrë e grua rrahin njëri-tjetrin

Një çift në fshatin Braçaj të Devollit janë konfliktuar midis tyre.

Sherri dyshihet se ka degraduar deri në përdorimin e dhunë fizike dhe psikologjike nfaj njëri-tjetrit.

Për pasojë Policia e Devollit ka nisur hetimet për bashkëshortët me iniciale D.T dhe A.T.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. T. dhe për shtetasen A. T.(bashkëshortë), banues në fshatin Braçanj, Devoll, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit