“Peshku qelbet nga koka!”, Basha: Rama pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion – Stop
Të Gjitha

“Peshku qelbet nga koka!”, Basha: Rama pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion

TIRANË
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, lidhur me paketën e re për prokurimet publike prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama.

“Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se PESHKU QELBET NGA KOKA!”- shkruan Basha, ndërsa poston një artikull të transparency International sipas të cilit në Shqipëri shteti është i kapur nga korrupsioni dhe ligjet me porosi.

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të martë paketën e re të prokurimit publik, që synon sipas tij, të kapërcejë sa më parë dhe sa më shpejt hendekun mes politikës dhe të ardhmes.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *