Përmbytjet në Gjermani/ Të paktën 80 të vdekur, 1.300 persona të humbur

Përmbytjet shkatërruese në Gjermani kanë shkaktuar të paktën 80 viktima deri tani, raporton The Guardian.

Kancelarja Angela Merkel ditën e djeshme shprehu ngushëllimet për viktimat e një “katastrofe”, përmasa e së cilës do të shihet vetëm në ditët në vijim.

Të premten në mëngjes, media gjermane raportoi se të paktën 80 njerëz kishin vdekur në dy shtetet më të goditura, Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia.

Ndërkohë që, të enjten në mbrëmje, autoritetet në rrethin e Ahrweiler thanë që numri i të vdekurve pritej të rritet dhe ata po përpiqeshin të gjurmonin rreth 1,300 njerëz të zhdukur, megjithëse shifra e lartë është për shkak të rrjeteve të dëmtuara të telefonisë mobile.

Ministri i Brendshëm rajonal Roger Lewentz i tha transmetuesit SWR: “Ne besojmë se ka ende njerëz të zhdukur, dhe kur nuk keni dëgjuar për njerëzit për një kohë kaq të gjatë … duhet të keni frikë nga më e keqja”.

“Numri i viktimave ka të ngjarë të vazhdojë të rritet në ditët në vijim,” shtoi ai.

Vetëm në qytetin e Bad Neuenahr-Ahrweiler, më shumë se 1.000 misione shpëtimi u kryen të Enjten, me disa në vazhdim.

E rëndë situata paraqitet edhe në Belgjikë. Holanda gjithashtu është goditur gjithashtu nga përmbytjet në provincën jugore të Limburg.

Sipas raporteve belge, numri i të vdekurve në Belgjikë është rritur në të paktën 11.

Shiu i vazhdueshëm parashikohet të bjerë në pjesën perëndimore, ku nivelet e ujit në lumin Rhine dhe degët e tij po rriten në mënyrë të rrezikshme.

Malu Dreyer, guvernatori i shtetit Rhineland-Palatinate, i tha parlamentit rajonal: “Ka njerëz të vdekur, ka njerëz të zhdukur, ka shumë që janë ende në rrezik… Ne kurrë nuk kemi parë një katastrofë të tillë. Është me të vërtet shkatërruese. ”

Të Fundit