Përmbytjet, Kryemadhi mëngjes në Sauk: Qeveria, e paaftë të menaxhojë krizat, por vetëm t’i prodhojë ato!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ka nisur këtë të diel me një bashkëbisedim me qytetarët në Sauk, me të cilët ka folur për problematikat e jetës së përditshme, duke u ndalur edhe te përmbytjet.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi është shprehur se vendi ndodhet në një situatë jashtëzakonisht të keqe nga përmbytjet, ndërsa sipas saj, ka një lloj mungese përgjegjshërie, por edhe aftësi profesionale, nga qeveria dhe autoritetet.

Është bërë shumë e vështirë të lëvizësh nëpër Tiranë edhe pse ditë e dielë, prap e vështirë sepse përmbytjet kanë krijuar një situatë jashtëzakonisht të keqe. Ne kemi qenë në kontakt me të gjithë miqte, shokët tanë në të gjithë Shqipërinë, situata ka kaluar çdo limit. Shikojmë një lloj mungese përgjegjshërie, por edhe aftësi profesionale.

Vërtet jemi në aspektin e prezantimeve dhe organizimit të strukturave tona në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet e 25 prillit, por ajo që po ndjejmë çdo ditë e më shumë është mungesa që kanë njerëzit në infrastrukturë. Jo veç ekonomia që është rrënuar për shkak edhe të keqqeverisjes, por edhe pandemia ka goditjen e vet. Familjet shqiptare janë varfëruar për shkak të shëndetësisë që është shumë e shtrënjtë për Covidin. Një i sëmurë me Covid shërbimet dhe ilaçet janë jashtëzakonisht të shtrenjta, por gjithë kësaj po i shtohet edhe situata e përmbytjeve. Ka mijëra hektarë tokë të përmbytur, por jo vetëm tokë bujqësore, por janë edhe me mijëra shtëpi të përmbytura, të cilat nuk shikojnë asnjë lloj përkrahje nga qeveria. Dje pamë një xhiro që bëri mbi një argjinaturë kryeministri, me maskat dhe e vetmja gjë e re që ka sjellë janë stilimet e maskave të tij, por asnjë gjë nuk po shikojmë në jetën e përditshme të shqiptarëve në familjet e tyre.
Landi të falenderoj si organizator të kësaj mikëpritjeje të kafes, Aldin si çun lagjeje. Po edhe Titin e kemi të lindur në Sauk.

Ne e lamë që të diskutonim sot, pasi edhe 105 ditë na kanë ngelë nga 5 prilli. Ajo që ne duam të shikojmë, të jemi pranë njëri-tjetrit në këtë situatë të tmerrshme, ku shiu do të vazhdojë sipas specialistëve. Nëse 1 vit më parë kishim tërmetin që la mijëra familje jashtë, pastaj pandemia që mbylli biznese të tëra e la pa punë mijëra shqiptarë. Covidi që shkatërroi emocionalisht familjet tona dhe tani nga ana tjetër kemi edhe këtë situatë që shikojmë një papërgjegjshmëri të qeverisë. E thënë shkurt totalisht të paaftë. Nuk më duken vetëm të paaftë por edhe të poshtër, pasi ju mungon dashuriar për të ndihmuar njerëzit. Sepse mund të jesh i paftë, por ke dëshirë për ti ndihmuar njerëzit. Por paaftësia e tyre ka kaluar tashmë çdo lloj limiti. Ajo që ne shikojmë çdo ditë e më shumë është se një nga problemet më të mëdha qe kemi është mungesa e prezencës së shtetit. Njerëzit janë prezentë në problemet e tyre, por shteti është prezent vetëm për ti përdorur, për të bërë propagandën apo dhe për ti kërcënaur ata që nuk janë dakord me ta.

Unë jam e bindur që ndryshimi do të vijë, por nuk do të vijë sepse ne duam, por do të vijë sepse duam ta ndjejnë shqiptarët, sepse njerëzit vërtetë presin një ndryshim. Nuk vjen ndryshimi vetëm se ndryshojnë partitë, por sepse të gjithë ne në radhë të parë, duke nisur nga unë e para si kryetare e LSI, por edhe Aldi që do të kandidojë për LSI, edhe Erisa që është nënkryetare e do të jetë sërish kandidate dhe jam e bindur që të dy do të jenë deputetë të qarkut të Tiranës, e duhet të jemi të përulur. Jo thjeshtë të përulur sa për të marrë votën, por për të zgjidhur problemet e njerëzve, për të ecur përpara dhe për ta zhvilluar vendin. Unë mendoj se Shqipëria meriton shumë më shumë, meriton jo thjeshtë njerëz të rinj në pamje, por në mentalitet, ndryshim që sjellin diçka që ne e kemi të nevojshme sepse kemi 30 e ca vjet tranzicion dhe akoma nuk kemi atë që është më minimalja, shëndetësinë falas që iu është premtuar, por le të mos jetë falas, por të ju gjendet qytetarëve në shtëpi. Të kemi shtetin në kohë fatkeqësish, siç ishte tërmeti, pandemia apo edhe përmbytjet që janë sot. Dhe mbi të gjitha fëmijët tanë të kenë një sistem arsimor konkurrues nesër dhe pse jo konkurrues në shkallë më të madhe jashtë vendit.

Të Fundit