Përgjysmimi i urbanëve në Tiranë, reagon Bashkia: Po marrim masat përkatëse.

Bashkia e Tiranës reagon pas vendimit të Unionit të Transportit Publik për të përgjysmuar urbanët në Tiranë. Bashkia njofton se po ndjek situatën dhe po merr masat përkatëse.

“Bashkia e Tiranes po e ndjek situaten dhe po merr masat perkatese, konform kontrates me operatoret e transportit”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Ndërkohë, sipas Unionit të Transportit Publik vendimi për përgjysmimin e urbanëve në Tiranë vjen “si shkak i mos-marrjes së masave nga ana e qeverisë për të kompensuar humbjet që sektori i transportit publik kishte pësuar gjatë pandemisë. Në deklaratën e tyre shtojnë se sektori ka shkuar deri në kapitullimin ekomomik”.

Të Fundit