Përgjimet e SPAK/ Prokuroria kërkon “arrest me burg” për mjekun e QSUT, Edvin Prifti

Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti i pezulluar nga detyra pas hetimeve të SPAK është paraqitur sot pranë Gjykata e Posacme Kundër Krimit dhe Korrupsionit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar ndryshim mase për mjekun Prifti, nga pezullim në arrest në burg, duke iu shtuar edhe akuza e ‘pastrimit të parasë’

Emri i mjekut kardiokirurg dhe infermieres së QSUT-së dolën pas hetimeve të SPAK për rastin e lirimit të një të dënuari me 25 vite burg në Fushë-Krujë, ngjarje për të cilën u arrestuan 10 persona mes të cilëve edhe gjyqtarja Enkeleda Hoxha.

Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu edhe se e hetuara Manuela Mallkuçi i ka dhënë drejtpërdrejt përfitim të parregullt shtetasit Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion mamanë e saj.

Gjatë aksionit të SPAK, mjekut Prifti iu gjetën 250 mijë euro dhe 160 mln lekë të ndara mes zyrës dhe banesës.

Të Fundit