Përfundon takimi me Bashën, Escobar: Pres të takoj zotin Basha në Uashington

Ka përfunduar takimi i kreut të PD, Lulzim Basha me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta në ambientet e selisë blu.

Në përfundim të takimit Escobar në një prononcim për mediat tha:“Jam i kënaqur që jam në Tiranë është vizita ime e parë dhe mora një pritje të ngrohtë. Isha i lumtur që pa ta mundëisnë të takoj opozitën. Ata kanë shprehur angazimin e tyre ndaj natos dhe integrimit europian dhe luftësn kundër korrupsionit. Jemi të kënaqur që jemi pjesë e saj përfshirë dhe përpjekjet tona kundër korrupsionit dhe sanksionet.

Për ta kthyer në realitet këtë do kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare dhe pres me kënaqësi të zhvilloj bisedime të tjera këtë pasdite. Pres me kënaqësi vazhdimin e marrëdhënieve me Pd, pres ta takoj Bashën në Ëashington sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ai u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi dhe nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku. Në këtë takim është vënë re dhe prezenca e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Kjo vizitë vjen dy ditë para Kuvendit të PD të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa sipas axhendës rreth orës 15:00 Escobar do të ketë një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe në orën 17:00, zyrtari amerikan do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.

Të Fundit