Perfundon studimet bachelor e master, nuk e fusin ne provimin e shtetit-Stop-11 Qershor 2021

Në redaksinë tonë është drejtuar një vajze e re, e cila pasi ka përfunduar studimet bachelor për Gazetari dhe Gjuhë Angleze në Elbasan, ka ndjekur masterin shkencor për mësuesi të gjuhës angleze. Pasi i ka përfunduar të dy ciklet e studimeve, ka marrë përgjigje negative për praktikën nga ana e ZVA Elbasan. Sot vajza nuk futet dot në provimin e shtetit, duke i cuar dëm 5 vjet.Dekani i universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shprehet, se studdenti i degës gazetari dhe gjuhë angleze, ka mundësi të marrë drejtimin, që dëshiron.Edhe në universitetin e gjuhëve të huaja të Tiranës, thonë, se nuk kanë gabuar, që e kanë përzgjedhur vajzën, por nuk dinë të thonë, sesi është interpretuar nga instancat e tjera.

Të Fundit