Përfundon mbledhja e fermerëve me Ramën: Na thërrasin për të na dëgjuar, por …

Pas takimit me kryeministrin, Edi Rama një prononcim për mediat kreu i Sindikatës të fermerëve të Lushnjes u shpreh se kanë rënë dakort që të ulen në diskutime me qeverinë.

Ai tha gjithashtu vuri në dukje se qeveria nuk i njeh problemet reale të fermerëve.

“Ne mendojmë se qeveria nuk e njeh problemet reale të fermerëve. 30% e fermerëve nuk kanë porositur për të mbjellë, sepse kanë 3 sezone që dështojnë. Ramë dakord që cilësia e imputeve bujqësore është e pa garantuar. Në rast se ekspertët e qeverisë ulen me ne dhe marrin në konsideratë problemet tona, mund të zgjedhim diçka.

Ne kemi një traditë se na thërrasin për të dëgjuar dhe thonë si punohet. Kur thërret për të dëgjuar duhet të dëgjosh. Megjithatë kryeministri pranoi këndvështrimin tonë. Ramë dakord që të ulemi dhe të diskutojmë”, tha kreu i shoqatës.

Të Fundit