Përdhunoi adoleshenten teksa po flinte, dënohet infermieri shqiptar

Infermieri shqiptar, Ardit Çela, i cili përdhunoi adoleshenten e dehur, ndërsa kjo e fundit ishte në gjumë, është dënuar me burg në Angli.

Ngjarja ndodhi në Leeds, në vitin 2018 dhe sipas mediave britanike, Çela nuk ka treguar mëshirë ndaj adoleshentes. 28-vjeçari e pikasi të renë teksa ajo po flinte në një dhomë, teksa ajo ishte e dehur.

Sipas hetimeve, e reja është zgjuar në gjendje shoku kur ka vënë re që Çela po kryente marrëdhënie seksuale me të. Pavarësisht thirrjeve për ndihmë, ai nuk ka ndaluar.

28-vjeçari u kap më pas nga policia teksa po shkonte në shtëpi me tren.

Ai mohoi sulmin dhe tha se marrëdhëniet ishin kryer në mënyrë konsensuale.

Gjyqtari Simone Philips, e dënoi shqiptarin, por avokati i tij ka kërkuar një masë më të zbutur.

28-vjeçari kishte shkuar në Britani në vitin 2017 në përpjekje për t’u bërë infermier, por kishte dështuar për shkak se nuk fliste mirë anglishten.

Të Fundit