PD shpall sot fituesin, Basha siguron rreth 81% të votave

Partia Demokratike do të shpall ditën e sotme rezultatet për zgjedhjet e zhvilluara gjatë ditës së djeshme, 13 qershor, për kryetarin e ri të kësaj force politike.

Nga të dhënat paraprake të siguruara nga Opinion.al duket se Lulzim Basha ka arritur të sigurojë pjesën më të madhe të votave duke  siguruar  kështu mandatin e tretë në krye të partisë së dytë më të madhe në vend.

Të dhënat paraprake tregojnë për një fitore të Bashës me rreth 81% të votave.

Bëhet me dije gjithashtu se në këtë process votimi kanë marr pjesë pak më shumë se 41 mijë demokratë nga mbi 75 mijë të regjistruar si anëtarë të kësaj partie.

I dyti qendron në renditje Agron Shehaj, me 14.8 përqind të votave, duke lënë pas me 2.4 përqind zonjën Edit Harxhi dhe me 1.8 përqind Fatbardh Kadillin.

Lulzim Basha: 32882 vota

Fatbardh  Kadilli:  763 vota

Edit Harxhi:  991 vota

Agron Shehaj:  6038 vota

Të Fundit