Pavarësia mes urimit të ambasadës amerikane dhe lapsusit të Bashës 28 nëntor 2018

Sot u përkujtua 106 vjetori i pavarësisë së vendit si zakonisht në ceremoni të ndara nga qeveria dhe opozita. Mazhoranca ishte në Vlorë, për të ngritur simbolikisht flamurin, ndërsa opozita bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Lulzim Basha u shpreh, se kjo datë kujton ngritjen e flamurit të Kastriotëve, duke ngatërruar vitin e duke thënë 1944 në vend të 1444. Ambasada amerikane ka zgjedhur të urojë pavarësinë e shqiptarëve me një poster, duke treguar gjërat që pëlqen te kombi ynë.

Të Fundit