Pastrimi i parave, KIE: Shqipëria nuk ka përmirësim të dukshëm

Shqipëria nuk ka përmirësuar dukshëm masat për të luftuar pastrimin e parave. Në një raport të publikuar sot të MONEYVAL, mekanizmit monitorues të Këshillit të Evropës thuhet se Shqipëria nuk ka marrë masa për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet.

MONEYVAL analizoi masat legjislative, rregullatore dhe institucionale të implementuara në Shqipëri për të adresuar disa çështje, mes të cilave edhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare dhe bizneseve e profesioneve jofinanciare. Raporti zbuloi se vetëm disa hapa pozitivë ishin ndërmarrë nga autoritetet në lidhje me sanksionet e synuara financiare, të cilat nxitën që vlerësimi për Rekomandimin 6 të FATF të ndryshonte nga “jo i pajtueshëm” në “pjesërisht i pajtueshëm”.

Raporti pasues gjithashtu përfshiu zbatimin e kërkesave të reja ndërkombëtare për pasuritë virtuale, duke përfshirë, ndër të tjera, monedhat virtuale më të shquara (Bitcoin, Ethereum, etj.) dhe ofruesit e tyre.

Vlerësimi i Shqipërisë për zbatimin e këtij Rekomandimi është ulur nga “kryesisht i pajtueshëm” në “pjesërisht i pajtueshëm”. Vlerësimet e tjera mbeten të pandryshuara.

Për këtë arsye, MONEYVAL ka vendosur që Shqipëria duhet të vijojë me procedurat dhe të raportojë çdo vit mbi progresin e masave që po ndërmerr.

Të Fundit