“Pasi të grabisin çdo gjë, do ikin të jetojnë në…”- Rudina Hajdari : Rama pëlqen modelin turk, të jetë sulltan, Basha atë rus

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka hedhur akuza sot nga foltorja e Kuvendit, për kryeministrin Edi Rama dhe liderin e PD, Lulzim Basha, për të cilët tha se kanë pëlqim për modelet turke dhe ruse të qeverisjes.

Hajdari madje tha në deklaratën e saj se “e kanë në plan të grabisin çdo pëllëmbë tokë me vlerë…e pasi ta bëjnë të gjithë këtë me plaçkën e bërë do jetojnë në një vend tjetër ku politikanët nuk janë kështu të babëzitur, por ku jeta la vlerë”.

“Ky që është sot kryeministër është shumë i lidhur me modelin e vjetër turk të qeverisjes i pëlqen ideja e të qenit sulltan, me fermane të shkruara natën, e ai që është jashtë që do të bëhet kryeministër nesër, i pëlqen modeli rus i qeverisjes, ku pavarësisht se çfarë duan të tjerët, ky do të mbetet në krye i njëjti person që pasi eleminon të gjithë armiqtë bashkëpunëtorët e që japin kontribut e gjak e vlerë në PD ai i shpall armiq. Deri në vdekje do të sundojë edhe nëse foleja e tij do shndërrohet nën një barake.

këta nuk e duan procesin e integrimit evropian se do të thotë më shumë fuqi për qytetarët, ligjin, kushtetutën, gjyqësorin, Shqipërinë e më pak ose aspak fuqi për 3-4 persona që për 30 vite e katandisën Shqipërinë me një bilanc negativ për cdo raport”.

Hajdari kujtoi edhe vendimin e saj për të mos e braktisur Kuvendin kur opozita dogji mandatet dhe tha:

Më është hedhur kaq shumë baltë e kaq shumë vrer se pranova të rrija në parlament kur të tjerët e PD e vendosën ta braktisin institucionet, kur e mora këtë vendim unë kisha në mendjen time një imagjinatë, një Shqipëri e cila kishte këto kushte, unë e dija dhe e di se dhuna bojkoti braktisja e institucioneve nga cdo opozitë na largojnë nga kjo Shqipëri që të gjithë e duam, jo vetëm unë si Rudinë e si politikane por e dua dhe si nënë prandaj qendrova në këtë parlament punova fort aq sa munda brenda hapësirave të pata.
E di që kontributi im vlerësohet sot maksimalisht nga partnerët tanë ndërkombëtarë por nuk mjafton. Duhet vullnet politik i të gjithë klasës politike që vendi të ecë përpara. Por më lejoni tua them që ky vullnet nuk ekziston”.

Të Fundit