Pashkët/ Basha uron besimtarët ortodoks: Drita e ringjalljes sjell shpresë se e mira do të mund çdo padrejtësi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uron besimtarët me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse.

Basha thotë se me besim te e mira, do të mundet çdo dhimbje dhe padrejtësi.

Urimi i plotë:

Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët!

Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Të Fundit