Pas transmetimit ne Stop, Qendrat shendetsore pajisen me mjete mbrojtese! – Stop – 5 Tetor 2020 – Stop
Të Gjitha

Pas transmetimit ne Stop, Qendrat shendetsore pajisen me mjete mbrojtese! – Stop – 5 Tetor 2020

Para disa ditësh transmetuam problematikën e qendrave shëndetsore në kryeqytet. Një infermiere denoncoi, faktin se ajo dhe një kolege tjetër janë përzgjedhur për t’u bërë injeksionet në shtëpi pacientëve me korona virus. Por personeli shëndetësor nuk ka pajisje mbrojtëse. Përvec dorezave,që ua jep qendra, maskat i blejnë vetë. Ndërsa për veshjet speciale mbrojtëse, as që bëhet fjalë. Gazetarja e “Stop” bëri një vëzhgim në qendrat shëndetsore dhe me kamera të fshehtë, personeli shëndetsor pranoi, se nuk ka maska, doreza dhe veshje mbrojtëse. Pas këtij transmetimi i menjëhershëm ishte reagimi i Ministrisë së Shëndetsisë dhe Mirëqënies Sociale, duke cuar veshje e pajisje anti covid në qendrat shëndetsore.Dy infermiere falenderojnë emisionin Stop për këtë zgjidhje, duke treguar edhe me video, se tashmë janë furnizuar me pajisjet e domosdoshme mbrojtëse.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *