Pas Skënder Bratajt, një tjetër mjek i Ministrisë së Shëndetësisë preket nga koronavirusi.

Ka shkuar në 3 numri i personelit të Komitetit të Covid 19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të prekur nga koronavirusi.

Pas kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, fatkeqësisht mjeku tjetër i infektuar është Andi Koraqi, i cili është shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT.

Po ashtu me COVID rezulton dhe një përfaqësuese e Task Forcës se MSH.

I pari që u prek nga virusi vdekjeprurës, brenda radhëve të këtij komuniteti ishte zoti Brataj, i cili e konfirmoi publikisht dhe lajmin në fjalë. Aktualisht numri i personave të prekur nga COVID-19, zyrtarisht është 223, ndërkohë 12 persona kanë ndërruar jetë

Të Fundit