Pas shifrave, Basha ngaterron datat/ Maliq, i moshuari pa ndjenja ne toke! – Stop – 3 Nentor 2020

Gjatë një takimi pasditen e djeshme me pedagogë të universiteteve, kreu demokrat Lulzim Basha tha, se situata në të cilën ndodhet vendi, do të zgjidhet në 25 qershor, edhe pse zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në 25 prill. “Stop” rikujton marrëveshjen Rama-Basha për zgjedhjet e 25 qershorit 2017, kur Basha mori ministri e drejtori të rëndësishme para zgjedhjeve.Një video e mbërritur në redaksinë tonë, tregon mënyrën, sesi vidhen bicikletat nga të rinjtë. Këtë radhë incidenti ka ndodhur pranë pallateve Agimi në Tiranë.Më pas shfaqet një video, që vjen nga Maliqi. Një i moshuar gjendet i shtrirë në tokë në një lokal, por askush nuk e prek me dorë, derisa vjen personeli i ambulancës, i cili e ngre me një barrelë dhe e ndalon herë pas here në tokë për të pushuar.

Të Fundit