Pas raportimit për një valë të re të Covid, Kina ndërton për pesë ditë një spital me 1.500 dhoma – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Pas raportimit për një valë të re të Covid, Kina ndërton për pesë ditë një spital me 1.500 dhoma

Qyteti kinez Nangong ka përfunduar me ndërtimin e një njësie të madhe të spitalit me 1.500 dhoma.

Ky spital është ndërtuar për pesë ditë dhe do të shërbejë për shërimin e pacientëve me koronavirus, pasi së fundmi është regjistruar një valë e re e infeksionit në këtë qytet.

Pritet që edhe 5.000 dhoma tjera të ndërtohen, ndërsa qendra e madhe e izolimit është ndërtuar në vendin e një fabrike që gjendet në periferi të qytetit.

Çdo dhomë është 18 metra katrorë dhe është e pajisur me shtretër, ngrohje, ujë të pijshëm, tualet dhe qasje në internet.

Montimi i këtij objekti ka filluar më 10 janar, kur edhe u raportua për një valë të re të koronavirusit në këtë qytet.

Menjëherë ishte urdhëruar ndërtimi i gjashtë njësive për trajtimin e pacientëve që janë prekur nga infeksioni i COVID-19.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *