Pas denoncimit në “Stop” përballen në studio, ish-bashkëshorti: Doje të abortoje fëmijën e kushëririt tim

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, Daniela ka përballë ish-bashkëshortin e saj, i cili ka kërkuar ndërmjetësim me të pas akuzave të saj gjatë javës së kaluar. Gjatë ballafaqimit të ish-bashkëshortëve në studion e emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan, kanë dalë në pah detaje të reja.

Altini, bashkëshorti aktual i Danielës dhe Fabiani, janë kushërinj të largët. Fabiani pretendon se akuzat e Danielës ndaj tij janë të padrejta. Nga ana tjetër, ai pretendon për një telefonatë tronditëse të ish-bashkëshortes si dhe e akuzon se ia ka marrë djalin për 7 muaj, duke e detyruar ta kërkojë nëpërmjet emisionit investigativ të Tv Klan, “Stop”.

Fabian: Më ka thënë kur ka qenë 5-muajshe shtatzënë me zotrinë atje që ka sot, më ka marrë në telefon, më ka thënë “Fabian hajde bashkohemi prapë bashkë, ta rrisim djalin bashkë sepse kam marrë vesh shumë gjëra të Altinit, tani e njoh çfarë njeriu është ai” dhe madje do shkonte në maternitet për të abortuar, do abortonte fëmijën. I ka thënë doktori “mos e hiq se do marrësh veten më qafë”, ma ka thënë vetë ajo. Unë i kam thënë që “nuk hyj në hak me atë që ke marrë se pret një fëmijë sepse si më dhimbset mua fëmija im që po vuaj kaq kohë, ashtu i dhimbset atij fëmija i vet”. Nëse gënjej, më vret i madhi Zot. Prandaj erdha të të them të gjitha të vërtetat.

Daniela: Çfarë të vërtetash po thua, ku i ke provat ore, më nis ndonjë incizim, ke ndonjë gjë me vete?

Fabian: Në daç të të vijë mirë, në daç të të mos të vijë mirë, se ti je mësuar me gënjeshtra. Shpife javën e parë për mua këtu, prandaj erdha unë se jam njeri i ndershëm.

Eni Çobani: Për çfarë shpifjesh pretendon, na thuaj kush ka qenë një nga shpifjet?

Fabian: Shpifja e parë është ajo që më thotë më merr herë pas here, orar e pa orar.

Eni Çobani: Po, e ke marrë në tualet. Nuk mund ta marrësh në tualet.

Fabian: Po pse sa herë që e marr unë është në tualet? Ajo do të më mohojë djalin mua, siç ma ka mohuar te “Stop”-i që kam dalë unë për atë. 7 muaj ma ka mbajtur djalin peng që dhashë jetën unë për atë fëmijë. Ti ke marrë dënim nga gjykata e Vlorës.

Të Fundit