Paralajmërimi i Joe Biden: Rusia mund ta pushtojë brenda disa ditësh Ukrainën

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi sot se rreziku i pushtimit rus në Ukrainë është shumë i lartë dhe mund të ndodhë brenda disa ditësh.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se Moska s’ka zhvendosur trupat nga kufiri me Ukrainën sikundër pretendoi Putin.

Kemi arsye që të besojnë se ata janë angazhuar në një operacion fals për të justifikuar ndërhyrjen. Çdo indikator që kemi është sa ata po përgatiten të shkojnë në Ukrainë, ta sulmojnë Ukrainën. Kam përshtypjen se do të ndodhë në ditët e ardhshme”, tha Biden.

Presidenti amerikan u shpreh se nuk ka marrë ende një përgjigje me shkrim nga presidenti rus Vladimir Putin mbi propozimin e Uashingtonit për zgjidhje diplomatike të çështjes.

Të Fundit