Parakalim i gabuar, përplasen dy automjete në Lushnje

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Lushnje. Ngjarja ndodhi në lagjen Gafurr Muço në vendin e quajtur ‘Fabrika e Miellit’.

Sipas informacioneve, në aksident janë përfshirë dy mjete, një Audi dhe një Mercedes Benz. Nga informacionet e mara në vendngjarje mësohet se mjeti Audi ka tentuar të parakalojë dy automjete njëkohësisht, duke mos vënë re mjetin tip Benz i cili kishte po kthehej në rrugën lindore të qytetit, duke u përplasur e më pas duke përfunduar në oborrin e një banese ne anë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka marrë dëmtime të lehta drejtuesi i automjetit Mercedes Benz, ndërsa drejtuesi i mjetit Audi me targa të huaja është larguar nga vendngjarja duke braktisur mjetin. Policia e Lushnjes ka marrë në pyetje dëshmitarë dhe drejtuesin e mjetit Benz për të identifikuar personin që shkaktoi aksidentin.

Të Fundit