Papa: Zoti të çarmatosë dorën e ngritur kundër vëllait

Lutja për paqe në Ukrainë ka qenë mesazhi i ceremonisë së Kryqit të Shenjtë në vigjilje të Pashkëve

Përfundimi i luftës në Ukrainë ishte mesazhi i kryesor i Papa Françeskut gjatë ceremonisë së djeshme të së premtes së Madhe të Pashkëve. Në vigjilje të Pashkëve Katolike është zhvilluar dje në Romë, ceremonia e përfundimit të Udhëtimit të Kryqit të Shenjtë. Mbi 10 mijë besimtarë kanë qenë të pranishëm në sheshin e Koloseumit të Romës, pas dy vitesh mungesë prej pandemisë.

Në fund të rrugëtimit Kryqin e Shenjtë e kanë mbajtur në mënyrë simbolike një ukrainase dhe një ruse. Irina dhe Albina kanë mbajtur së bashku kryqin duke dhënë mesazhe paqeje në një moment ku agresioni rus në Ukrainë po shkakton çdo ditë me qindra viktima.

Kjo lëvizje e Vatikanit është kundërshtuar nga një pjese e komunitetit katolik ukrainas pasi janë shprehur se ata janë viktimat dhe janë agresorët rus që i kanë kryqëzuar ata mes dhimbjeve. Por Papa Françesku ka këmbëngulur në mesazhin e tij për paqe.

“I bëj thirrje kundërshtarëve të shtrëngojnë dorën që të gëzojnë falje reciproke dhe çarmatosni dorën e ngritur të vëllait kundër vëllait, që aty ku ka urrejtje të lulëzojë harmonia”, tha Ati i Shenjtë.

Besimtarët katolikë në mbarë botën do të festojnë mesnatën e sotme Ringjalljen e Krishtit./Klan News

Të Fundit