Papa Françesku: Kujdesi shëndetësor është një detyrim moral për të gjithë!

“Kujdesi shëndetësor është një detyrim moral për të gjithë”. Kështu është shprehur Papa Françesku, ndërsa foli nga Selia e Shenjtë për situatën epidemiologjike.

Gjithashtu ai u ndal edhe tek keqinformimet që shpeshherë janë raportuar për vaksinën kundër Covid, duke u shprehur se informacionet e pabaza nuk duhet të merren në konsideratë.

Në fjalën e tij para ambasadorëve në Selinë e Shenjtë, ai tha: ‘Ndarjet ideologjike po i dekurajonin njerëzit që të vaksinoheshin. Shpesh njerëzit janë ndikuar nga ideologjia e momentit, mbështetur edhe tek informacione të pabaza’.

Ai bëri thirrje që qytetarët të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

“Vaksinat nuk janë mjet magjik shërimi, por sigurisht që ato përfaqësojnë zgjidhjen më të arsyeshme për parandalimin e sëmundjes’”, ka thënë më tej Papa Françesku.

Të Fundit