Pamjet/ Doganieri rrihet në orar të punës, gjykata mbyll çështjen – Stop
KLIPET

Pamjet/ Doganieri rrihet në orar të punës, gjykata mbyll çështjen

Jemi ndalur në Sarandë, ku doganieri i portit A.M denoncon, se është dhunuar nga agjenti doganor, që punon privat brenda ambienteve të kësaj dogane Ilir Iliazi. Dhuna ka ndodhur për disa praktika zhdoganimi, pasi agjenti kërkonte me ngulm kalimin e procedurave, por doganieri A.M, nuk mund t’i përfundonte, për shkak, se dokumentacioni kishte probleme. A.M tregon 9 hematomat dhe carjet në kokë dhe fytyrë nga grushtat dhe shkelmat e agjentit doganor.”Stop” ka siguruar pamjet e kamerave të ambienteve të doganës në portin e Sarandës, ku duket qartë dhuna barbare ndaj doganierit denoncues.Vepra penale “dhunë për shkak të detyrës parashikon deri në 2 vjet burg minimalisht. Por prokurorja Aurora Hajro ka ndryshuar klasifikimin e veprës penale.Po kështu gjyqtari Shkëlzen Licaj nuk mori parasysh asgjë dhe pushoi cështjen e dhunës për shkak të detyrës.

Lidhur me pushimin e cështjes për “dhunë për shkak të detyrës”, nga ana e agjentit doganor, kemi realizuar një takim me prokuroren Aurora Hajro, e cila duket, që nuk ka argument ligjor e moral, për të justifikuar pushimin e cështjës.Ky vendim e rëndoi situatën, pasi dhunuesi u la i lirë dhe nisi të përndjekë dhe dhunojë psikologjikisht familjen e doganierit.Ky i fundit dhe bashkëshortja e tij tregojnë, se kanë një vit, që persekutohen dhe përndiqen nga I.I, i cili i ka shkuar edhe poshtë shtëpisë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *