Pallati ne Fushe-Kruje gjysem i banueshem ,gjysem i pabanueshem!

Jemi ndalur në Fushë-Krujë, pasi banorët e pallatit nr. 12 në këtë qytet, kanë një problem me akt-ekspertizën e thelluar për pallatin e tyre.Ata tregojnë, se tërmeti i 26 nëntorit e ka dëmtuar disi edhe pallatin e tyre. Ekspertët grekë në fillim e nxorrën pallatin gjysmë të banueshëm dhe gjysmë të pabanueshëm për riparim. Banorët, që kanë jetuar në pjesën e banueshme, nuk kanë marrë bonus qiraje, pasi u është thënë, se apartamentet e tyre janë të banueshme. Ndërsa banorët, që jetojnë tek pjesa e dëmtuar, kanë marrë bonus qiraje. Në datën 9 qershor pallatit i vihet shiriti për shembje. Banorët kanë kërkuar akt-ekspertizën e thelluar, por nuk e kanë marrë dhe nuk e dinë, se cfarë do të bëhet me pallatin e tyre. Për këtë dokumentacion, gazetarja jonë iu drejtua Bashkisë Fushë-Krujë, ku administratori Xhemali Xhixha thotë, se akt ekspertiza e thelluar e ka nxjerrë për shembje pallatin në fjalë, pasi nuk mund të shembet gjysma dhe gjysma të qëndrojë. Ai pretendon, se banorët kanë përfituar të gjithë bonus qiraje, përvec 7 personave, që nuk kanë aplikuar. Por këta të fundit thonë, se nuk u është pranuar dokumentacioni.Megjithatë afati për bonus qiraje ka kaluar, Xhixha deklaron, se ata, nuk kanë përfituar, mund të shkojnë të aplikojnë.

Të Fundit