Paketa e Rezistencës Sociale, Rama: Qeveria nuk i lë vetëm qytetarët në ditët e vështira

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka publikuar 7 pikat e Paketës së Rezistencës Sociale që u hartua ditën e premte për të përballuar rritjen e çmimeve të ndikuara nga lufta Rusi-Ukrainë.

Rama thotë se qeveria nuk do t’i lërë vetëm qytetarët në këto ditë të vështira, teksa ka theksuar se do ta tejkalohet edhe kjo situatë.

“Me 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat flasin vetë, edhe këtë herë, se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje, ju uroj një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne, por që do ta përballojmë patjetër me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë me njëri-tjetrin”. /tvklan.al

Të Fundit