Paguan 1 milione leke per akt ekspertizen, ekspertja e mashtron duke i cuar dokument tjeter

Qytetarja Majlinda Gjeta ka kontaktuar eksperten Manjola Bello për të hartuar një akt-ekspertizë, për pjesët takuese në një pronë në Librazhd që në vitin 2020. Majlinda ka bërë pagesën me 2 këste një herë 500 euro dhe më pas 400 mijë lekë, por aktin nuk e mori kurrë.Ekspertja Manjola Bello nuk gjendet në zyrë dhe nuk i përgjigjet në telefon Majlindës.Megjithatë, pas interesimit tonë, Manjola Bello vihet në lëvizje dhe i con zonjës një dokument, i cili nuk është fare ai i kërkuari.Zonja Bello nuk është e panjohur për publikun dhe emisionin “Stop”.Në 21 shkurt 2018 kemi transmetuar, sesi kjo eksperte ka bërë të njëjtën gjë me disa qytetarë në Mamurras. “Stop” vuri në dijeni Ministrinë e Infrastrukturës dhe Drejtësisë si dhe institucionet, që licensojnë këta ekspertë.

Të Fundit