Padrejtesia e heqjes nga liceu te mesuesit te kitares!

Në 17 janar të këtij viti transmetuam rastin e mësuesit të kitarës në Liceun Artistik, Erjon Medha. Ai denoncoi heqjen e padrejtë nga puna, pas një karriere mbi 10 vjecare, në Lice dhe Akademinë e Arteve.Në maj 2019 iu prish kontrata e punës nga drejtoresha e Liceut, Valbona Gavelli dhe ai u zëvendësua me një tjetër mësues të kitarës, Mateo Basha. Ky i fundit nuk përmbushte kriteret, për të qenë mësues, pasi masteri i tij profesional nuk e lejon të japë mësim në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Pas këtij transmetimi reagoi portali i Bashkëqeverisjes, dhe sipas DRAP Durrës, ishin konstatual shkelje në emerimin e mësuesit, që zëvendësoi Erion Medhën. Sipas raportit, duhet të ndërpriteshin marëdhëniet e punës për zëvendësuesitn dhe duheshin marrë masa disiplinore për drejtoreshën e Liceut. Por në praktikë asgjë nuk ka ndryshuar.Ministrja e arsimit Besa Shahini i thotë gazetarit të emisionit “Stop” se duhet të bëjë kërkesë zyrtare me shkrim, edhe pse një këkrkesë e tillë fle prej muajsh në dikasterin, që ajo drejton.

Të Fundit