Operacioni anti-drogë në Vlorë, Lleshaj: Një sukses, u shkatërrua një rrjet prej 41 personash

Sandër Lleshaj, ministri i dorëhequr në një postim në Facebook shprehet se operacioni anti-drogë në Vlorë është një sukses për Policinë e Shtetit.

Lleashj falënderon edhe autoritetet italiane për finalizimin e këtij operacioni.

“Ndarja e Shqipërisë nga kanabisi. Sot Italia konfirmoi një arritje të madhe të Shqipërisë. 2020-ta shënon vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria: 37% më pak nga 2019. Arsyet e këtij suksesi historik gjenden tek shumë faktorë, ku po veçoj:1. Vullneti i paepur politik; 2. Angazhimi i fortë policor; 3. Bashkëpunimi ndërkombëtar, ku spikat ai me Italinë. Operacioni i sotëm i SHÇBA-së dhe PSH në Vlorë, ku u shkatërrua një rrjet prej 41 personash, përfshirë edhe punonjës të Policisë, është vetëm një shembull që tregon se përse kemi arritur tek ky sukses që duhet të bëjë krenar të gjithë ata që kanë luftuar për këtë qëllim madhor. Faleminderit Italisë për pjesëmarrjen në këtë luftë fitore të rëndësishme”, shkruan Lleshaj.

Së fundmi është zhvilluar një operacion antidrogë në zonën lumit të Vlorës dhe brenda në qytet.

Mbi 30 persona janë arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe kultivim.

Rrjeti ka qënë në survejim prej disa kohësh dhe policia lokale ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabis.

Sakaq, operacioni vijon ende në kontrollin e disa bazave dhe banesave në të cilat policia lokale dyshon se mund të gjej elementë që ndihmojnë hetimin.

 

Të Fundit