Operacion i rrallë në QSUT, bluzat e bardha ndërhyrje 5-orëshe në zemrën e foshnjes, i shpëtojnë jetën!

Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer në QSUT, te një foshnje vetëm 7 ditësh.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se operacioni ka zgjatur 5 orë dhe fatmirësisht i ka shpëtuar jetën foshnjes.

“Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një fëmijë vetëm 7 ditësh
Ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës, e cila zgjati 5 orë, e realizuar prof. Altin Veshti, prof. Arben Baboçi, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, i ka shpëtuar jetën Ezlionit të vogël

Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë”, shkruan Manastirliu.

Të Fundit