Ogerta Manastirliu: Mos dëgjoni broçkulla, vaksinohuni, është një akt dashurie

Përmes një video-mesazhi, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu ka bërë sërish apel qytetarëvë që të vaksinohen.

 “Mos e neglizhoni vaksinimin duke dëgjuar broçkullat e kujt nuk ka as edhe një minimum humanizmi dhe përgjegjshmërie. Sfida që disa i bëjnë shkencës dhe mjekësisë, refuzimi për të pranuar mendimet e ekspertëve më të mirë në botë, që thonë se vaksina është arma më e fuqishme që ka sot njerëzimi, është një mendjelehtësi që ka pasoja të rënda. Dhe pasojë më të rëndë se sa humbja e jetës, unë nuk di të ketë”. “Sipas raportimit nga spitalet COVID 95 % e rasteve shtrimeve në spital janë të pavaksinuar. Po kështu shumica dërrmuese e viktimave në spitalet Covid, janë jetë njerëzish që e humbën luftën, për shkak të mosvaksinimit”, tha Manastirliu.

Më tej Manastirliu citoi fjalët e Papa Franceskut dhe theksoi se vaksinimi është një akt dashurie.

 “Mos e neglizhoni vaksinimin duke dëgjuar broçkullat e kujt nuk ka as edhe një minimum humanizmi dhe përgjegjshmërie. Sfida që disa i bëjnë shkencës dhe mjekësisë, refuzimi për të pranuar mendimet e ekspertëve më të mirë në botë, që thonë se vaksina është arma më e fuqishme që ka sot njerëzimi, është një mendjelehtësi që ka pasoja të rënda. Dhe pasojë më të rëndë se sa humbja e jetës, unë nuk di të ketë. Ndaj sot dua t’ju drejtohem jo vetëm si Ministre e Shëndetësisë, por dhe si vajzë, si motër dhe si nënë, të gjithë atyre që ende nuk janë vaksinuar. Vaksinohuni për të shpëtuar jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj të afërm. Bota ka çrrënjosur shumë sëmundje, përmes vaksinave. Edhe në luftën me armikun e padukshëm, mënyra më e shpejtë për t’iu afruar fundit të pandemisë, është përsëri vaksina! Vaksinimi, siç thoshte pak ditë më parë Papa Françesku është një akt dashurie’. Një akt dashurie për veten, për prindin, për njerëzit e dashur”, tha Manastirliu.

Të Fundit