Ogerta Manastirliu: Do rrisim ndihmën ekonomike, ja kategoritë që përfitojnë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka folur në Komisionin për Punën, Çështjen Sociale dhe Shëndetësisë, ku bëri me dije se do të rritet ndihma ekonomike. Ndër të tjera ajo tregoi dhe kategoritë e caktuara se si do të përfitojnë.

“Të gjithë kriteret e ndihmës ekonomike janë transparente dhe kollaj të aksesueshme për të kuptuar më shumë se kë ka ndihmuar kjo reformë. Kjo reformë ka adresuar varfërinë. Nga ata të cilët aplikojnë në skemë, mbi 95% janë përfitues. Janë familje, shteti ofron ndihmë direkte. Pjesa tjetër që nuk përzgjidhen nga sistemi, janë pjesë e përfshirjes nga bashkitë, me kritere të posaçme që bashkitë kanë. Aty ku sistemi është i ftohtë, atëherë ndihma vjen direkt nga një sistemi që bashkia e miraton përmes këshillit bashkiak”-tha Manastirliu.

Më tej, teksa foli me shifra konkrete për përfituesit e ndihmës ekonomike, Ogerta Manastirliu theksoi se cilët janë masat që shteti do të marrë sa i përket buxhetit të vitit 2022.

“Janë rreth 70 mijë familje të cilat përfitojnë direkt nga ndihma ekonomike që jepet nga shteti, por buxheti i vitit 2022 për të cilin jemi mbledhur ne këtu sot, do rrisim masën e ndihmës ekonomike me 10%. Do dyfishojë masën për familjet që kanë tre fëmijë deri në 18 vjeç. Dhe do trefishojë masën e ndihmës për jetimët, dhe grave të dhunuara e të trafikuara”-tha ajo

Të Fundit