Ogerta Manastirliu: 95% e të shtruarve në spitale nuk janë vaksinuar, janë mbi 55 vjeç  

Ndërsa Shqipëria ka shënuar javët e fundi shifra të larta jo vetëm të infektimeve, por edhe të vdekjeve, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën thirrje për vaksinim, ndërsa shprehet se 95% e personave të shtruar nuk janë të vaksinur.

Gjatë një interviste në News 24, Manastirliu shprehet se këtu bëjnë pjesë persona të grupmoshës mbi 55 vjeç.

“Do t’ju jepja një shifër se është edhe interesante. Nga buletini që unë marr për javën e 42 dhe nga rreth 2600 persona të infektuar 126 ishin persona që ishin të vaksinuar vetëm me një dozë të vaksinës. Janë shumë pak persona të cilët janë të infektuar dhe që janë me një dozë. Vaksina është shumë e rëndësishme. Të vaksinohesh nuk do të thotë se ke garanci 100% sidomos me dozën e parë që duhet të kesh maskën dhe distancën që kur të vijë doza e dytë të mos jesh sëmurë. Rastet që mundet që të infektohen kur mund të kenë bërë dozën e parë të vaksinës janë shumë të ulëta. Raste të cilat janë në spitale të cilat mund të jenë raste që kanë sëmundje bashkëshoqëruese apo kanë patur simptoma të rënda janë shumë pak në krahasim me  raste që janë të pavaksinuar.  95% e rasteve që janë shtuar në spitale janë qytetarë që nuk janë vaksinuar dhe  janë mosha nga 55 e sipër.  Kemi pasur edhe raste të moshave të reja. Kjo është një kambane alarme sepse kemi ende prindër, gjyshër të pavaksinuar. Ky është alarmi. Padyshim që do të ketë raste që duhte të marrin trajtim në spital por shtuar problemet që sjell Covid gjendja agravon. Këtu mbetet shumë për të bërë për sa i përket ndërgjegjësimit dhe informimit”, u shpreh ministrja.

Të Fundit