Ofroi 20 € ryshfet për të kaluar kufirin në Qafë-Prush/ Arrestohet shtetasi që donte të kalonte pa…

Policia Kufitare e Kosovës ka njoftuar sot arrestimin e një shtetas të Shqipërisë, pasi në pikë-kalimin kufitar në Qafë Prush, ka ofruar ryshfet për të kaluar pa dokumente përkatëse.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi i Shqipërisë i ofroi një zyrtari policor 20 euro ryshfet, për çka u arrestua menjëherë.

“Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të Fundit