OFL përfundoi në gjykatë, “Kushtetuesja” jep vendimin

Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin për Operacionin “Forca e Ligjit”. OFL-ja përfundoi në Kushtetuese, pasi është denoncuar për një aksion të saj si antikushtetues.

Ka qenë një nga subjektet e OFL, konkretisht Edlir Hysenaj, i cili pretendon se i është sekuestruar një automjet në kuadër të OFL, vetëm pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani.

Sakaq, mësohet se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Hysenajt.

“Pezullimi i aktit normativ nr. 1, datë 31.1.2020 të Këshillit të Ministrave. Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, thuhet në vendimin e GJK.

Të Fundit