OBSH: ‘Omicron’ mund të kolapsojë sistemin shëndetësor në mbarë botën

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar që pacientët e infektuar me variantin e ri, Omicron, mund të mbingarkojnë spitalet dhe të kolapsojnë sistemet shëndetësore.

Parashikohet që përhapja e variantit të ri të koronavirusit do të mund të shkaktonte një lloj kolapsi shëndetësor, pavarësisht që studimet e kryera nga ekspertët sugjerojnë që pasqyrat klinike të infektuarve me Omicron janë të lehta.

OBSH ka konfirmuar se infeksionet me Omicron janë përcjellë me simptoma të lehta, por paralajmërohet se akoma do të ketë numër të lartë të hospitalizuarve, në veçanti tek pacientët e pavaksinuar, që do të mund të nxiste një lloj kaosi në sistemet shëndetësore në mbarë botën, por edhe në dikastere të tjera.

Megjithatë, ekspertë të OBSH-së, tregojnë se në Afrikën e Jugut, vend ku u shfaq për herë të parë varianti i ri i koronavirusit, është evidentuar zvogëlim i rasteve me Omicron prej 29%.

Të Fundit