Nuk zbardh vendimin e gjyqit prej një viti, sekretarja: Do ta bëjë kur të vijë në kryesekretari!

Jemi në Elbasan për problemin e vëllezërve Vait dhe Naim Gega, të cilët për një cështje të vjedhjes së pronës, kanë përfunduar në Gjykaten e Elbasanit. Cështja e tyre u gjykua nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila vendosi ta pushojë në në 9 mars 2021. Ka kaluar më shumë se një vit, por vendimi ende nuk është zbardhur.Avokaja Eda Grimci shpjegon, se afati ligjor për zbardhjen e vendimit është 20 ditë. Brenda kësaj kohe gjyqtarja duhet ta cojë vendimin e zbardhur në kryesekretari.Në Gjykatën e Elbasanit vëllezërve Gega u thonë, që duhet ta presin vendimin në shtëpi.Edhe interesimit të gazetares së “Stop” në Gjykatën e Elbasanit nuk iu përgjigj njeri, me justifikimin, se sekretarja e Pajtime Fetahut është në gjyq dhe kur dosja të zbardhet, do të jetë në kryesekretari.

Të Fundit