“Nuk po rritemi më si çift”, Bill Gates divorcohet pas 27 vitesh martesë nga gruaja e tij

Bill dhe Melinda Gates kanë vendosur të divorcohen pas 27 viteve martesë. Ata shprehen se nuk mund të qëndrojnë më çift së bashku.

Nuk dihet saktësisht se cili ka qenë shkaku kryesor i kësaj ndarje të bujshme. Në reagimin e tyre, Gates përmendin fondacionin e ndërtuar së bashku, ndërsa theksojnë se do të vijojnë të kontribuojnë për të pavarësisht divorcit.

Pas një mendimi madh dhe shumë pune në marrëdhëniet tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive. Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në atë mision dhe do të vazhdojmë punën tonë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në këtë fazë të ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë ndërsa fillojmë të lundrojmë në këtë jetë të re

Të Fundit