‘Nuk kemi tifozë të dhunshëm’, FSHF reagon pas ndeshjes me Poloninë: Tifozët polakë na provokuan – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

‘Nuk kemi tifozë të dhunshëm’, FSHF reagon pas ndeshjes me Poloninë: Tifozët polakë na provokuan

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas deklaratës së FIFA lidhur me ndeshjen Shqipëri-Poloni që u shoqërua edhe me një incident nga ana e tifozëve kuqezinj.

Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, FSHF thotë se incidentet e të martës në mbrëmje nuk e nderojnë Shqipërinë si vend pritës i ndeshjes, por kjo nuk do të thotë se tifozët tanë janë të dhunshëm.

“Një gjë është shumë e qartë: Ne nuk kemi tifozë të dhunshëm, nuk kemi një historik të tifozëve problematik, përkundrazi sjellja e shkëlqyer dhe mbështetja që tifozët tanë japin në ndeshjet dhe jashtë fushe është bërë objekt krenarie për ne.

Ngjarjet e djeshme janë pasojë e një provokimi të vazhdueshëm, dhe një sjelljeje shumë agresive nga ana e tifozëve polak që kanë goditur për gati 2 orë tifozët tanë në dy tribuna. Tifozët polak njihen për të tilla sjellje dhe prej ditësh të gjithë autoritetet e përfshira në ndeshje kanë bërë maksimumin për të parandaluar ngjarje më të rënda”, thuhet në reagimin e FSHF.

FIFA reagoi një ditë më parë duke dënuar incidentin e shënuar në stadiumin ‘Air Albania’ gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Shqipëria humbi me rezultatin 0-1 në sfidën e një nate me parë me Poloninë. Futbollisti Swiderskin ishte ai që ndëshkoi kuqezinjtë në stadiumin “Air Albania në 15 minutat e fundit.

Por pas golit, ndeshja u ndërpre për disa minuta si pasojë e hedhjes së sendeve në fushë gjatë momentit kur po festonin lojtarët polakë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *