“Nuk kemi fjalë të përshkruajmë vështirësitë”, Basha në Vorë: Të dielën keni shansin për të votuar ndryshimin!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në Vorë në mbështetje të kandidatit Ymer Marku ku është takuar me qytetarët, të cilët shprehën problematikat mbi rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti si dhe vështirësitë ekonomike.
Biznesmenet e zonës shprehen se vështirësitë ekonomike janë nga më të ndryshme

Lulzim Basha: Mirë se iu gjej! Si kaluat?
Qytetari: Mirë se erdhe!
Lulzim Basha: Si të kam? Si je? Me shëndet, familjen si e ke?
Qytetari: Mirë! Dobët!
Lulzim Basha: E di, e di. E shoh, shkretëtirë është bërë Vora.
Qytetari: Ça të bëjmë, do ta bëjë Zoti mirë.
Lulzim Basha: Do ta bëjë patjetër. Rrini të fortë!
Qytetari: Patjetër!
Lulzim Basha: Se del dimri, vjen pranvera. Do ketë shpresë për shqiptarët, nuk do ta lëmë kështu.

Lulzim Basha: Si të kam? Si kalon? Me shëndet?
Qytetari: Mirë!
Lulzim Basha: Familja si është?
Qytetari: Mirë! Si ia kaloni ju?
Lulzim Basha: Mirë!
Qytetari: Ti vet?
Lulzim Basha: T’u pa këtë situatën si është, edhe më keq seç ishte herën e fundit që kam qenë.
Qytetari: Po keq e më keq jemi.
Lulzim Basha: Keq e më keq!
Qytetari: Ja kështu siç e ka zënë këtë punë.
Lulzim Basha: Po duhet me e kthy për mirë.
Qytetari: Ishallah këto të rinjtë e kthejnë, se për ne… Ne ikëm.
Lulzim Basha: Përvoja juaj dhe energjia rinore.
Qytetari: Kam luftuar, kam jetuar, jam munduar për këtë punë, u bënë 2 vite mu më kanë bllokuar dyqanin aty. Dy vite nuk marr një lekë. Kështu që vetëm me jë pension 160 mijë lekë, a jetohet or burrë?!
Lulzim Basha: E di! Prandaj duhet të bëhemi bashkë, mos të hutohemi. Se përçarja është gjëja më e keqe. Të dielën e keni mundësinë që të bashkoni votat. Që ta hedhim një hap.
Qytetari: Ky është çuni jonë. Ky përshembull që është vënë tani, është çuni jonë.

Lulzim Basha: Si të kam, si ke qenë? Si e ke familjen?
Qytetari: Mirë!
Lulzim Basha: Me Ardin njihesh, s’ka nevojë që të prezantoj.
Qytetari: Po, po.
Lulzim Basha: Familjen si e ke?
Qytetari: Mirë!
Lulzim Basha: Vet si ke qenë?
Qytetari: Mirë!
Lulzim Basha: Vorën po e shoh më bosh dhe më të varfër se asnjëherë tjetër.
Qytetari: Respekte dhe fitore ishallah.
Lulzim Basha: Të dielën, votën për Ymer Markun dhe Partinë Demokratike.
Qytetari: As nuk bëhet fjalë fare.

Lulzim Basha: Si je? Si kalon?
Qytetari: Si dukesh? Si jeni?
Lulzim Basha: Si keni qenë?
Qytetari: Si dukeni?
Lulzim Basha: Mirë! Si je ti?
Qytetari: Si të jemi, ja. Siç e shikoni, gjendja dihet. Nuk kemi llafe që t’i përshkruajmë. Vështirësitë janë nga më të ndryshmet, as nuk bëhet llaf. Ne dhe me kryetarin i kemi qarë hallet shpesh dhe vazhdojmë t’i qajmë hallet shpesh. Shpresojmë ishallah, tani edhe kuptohet edhe nga i gjithë komuniteti, nga të gjithë njerëzit që ndryshimi duhet të vij me patjetër. Duhet të vij me patjetër, sepse në këtë formë dhe në këtë mënyrë është shumë e vështirë që ne qoftë nga ana psikologjike, qoftë nga ana ekonomike, nga të gjitha anët, ne po shkojmë drejt një kolapsi. E përgjithshmja…
Lulzim Basha: atë doja të them. Vora është një metaforë, është e rrënuar dhe e pandërtuar.
Qytetari: Dhe ishallah do e kemi këtë radhë dhe radhës që vjen do t’i kemi ishallah këto ndryshimet.
Lulzim Basha: Ju e keni shansin këtë të diel.
Qytetari: Se kemi që presim kaq shumë kohë dhe ishallah ka ardhur koha që bashkë me të gjithë njerëzit, bashkë me të gjithë intelektualët…. ishallah të krijohet një frymë të re për ndryshim që të marrim veten.
Lulzim Basha: Të lumtë goja! Po Vora siç e ka të keqen domethënë që duket kudo, të thash është metaforë e Shqipërisë gjithë ky rrënim, pa ndërtim, ashtu e ka dhe shansin që këtë të diel ta japi një sinjal të fortë.
Qytetari: Shpresojmë!
Lulzim Basha: Me votën për Ymer Markun dhe për Partinë Demokratike.
Qytetari: Nuk bëhet llaf!
Lulzim Basha: Mirë të gjetsha dhe mirë u takofshim!

Të Fundit